Showbiz

Selena mbron Haileyn nga ‘kërcënimet me vdekje’

 

Ylli i muzikës dhe filmit, Selena Gomez, po i lut fansat e saj që të ndalojnë së dërguari Hailey Bieberit kërcënime me vdekje, kjo pasi modelja dhe afaristja e famshme i ka kërkuar ndihmë në lidhje me sulmet e urrejtjes që ata po ia bëjnë online, tash e sa vjet.

“Hailey Bieber më ka kontaktuar dhe më ka informuar se vazhdimisht merr kërcënime me vdekje dhe komente negative nga fansat e mi. Unë nuk i miratoj këto sjellje dhe askush nuk meriton të përjetojë kaq shumë urrejtje dhe bullizëm. Unë gjithmonë kam avokuar për mirësjellje dhe vërtet dua që këto veprime dhe sjellje të ndalojnë”, shkroi Gomez në postimin e fundit në Instagram Story.