Këngëtarja 32-vjeçare, Rita Ora, e cila u lind në Kosovë dhe u rrit në Londër, beson se do të duhej të realizohej një film që do ta dokumentonte rrugëtimin e saj drejt famës dhe suksesit, dhe se ajo do të duhej të angazhohej për ta portretizuar veten në atë projekt.
“Mendoj se do të ishte një rol vërtetë i mrekullueshëm i një vajze e cila rritet në lagjet e varfra të Londrës, dhe me shumë sfida dhe punë arrin të bëhet e suksesshme. Filmi do të ishte një dramë e errët e përzier me pak komedi. Megjithatë do të më pëlqente që unë ta portretizoja veten në moshë të rritur, kurse Ritën e vogël, nuk kam ide se kush do të mund ta luante”, deklaroi ajo për gazetën “The Daily Star”.
Ylli i hitit “Hot Right Now” vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë incizuese “BMG”, dhe si pjesë e kontratës i është dhënë e drejta e materialit të saj muzikor. Për të vepruar kështu, Rita ishte këshilluar nga muzikanti i ndjerë, Prince, me të cilin ajo ka bashkëpunuar në vitin 2013.
Rita zbuloi se këngëtari i hitit “Purple Rain” i kushte thënë: “Nëse nuk e zotëron muzikën tënde, atëherë muzika do të të zotërojë ty.
“Ai mi tha këto fjalë para shumë vjetëve, por unë kurrë nuk e kisha menduar se një gjë e tille është e mundur për mua. Mendoja se duke vepruar kështu, njerëzit do të më merrnin inat dhe askush nuk do të donte të punojë me mua. Por, tani jam në pozitën kur e zotërojë të gjithë materialin tim muzikor. Mund ta kontrolloj karrierën time dhe materialin që do ta publikojë. Më parë isha person që bëja gjithçka për t'i kënaqur të tjerët. Isha mësuar të bëjë çdo gjë që më kërkonin”.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme tani i këshillon artistët e rinj, të cilët nuk janë të sigurt se di duhet ta mbrojnë punën e tyre.