Artistët përfshirë Adele, Elton John dhe Harry Styles thuhet se kanë refuzuar një mundësi për të performuar në kurorëzimin e Mbretit Charles III.
Spice Girls dhe Robbie Williams janë ndër artistët e tjerë që kanë refuzuar ftesat për të bërë një shfaqje në ceremoninë e rëndësishme, raportoi Rolling Stone.
Ndërsa shumica e muzikantëve nuk pranuan të shpjegonin pse nuk donin të dilnin në skenë, një përfaqësues i John konfirmoi për revistën se legjendari 75 vjeç, ishte ftuar, por nuk mund të merrte pjesë për shkak të agjendës së ngjeshur, shkruan Page Six.
Ekspertët besojnë se askush nuk dëshiron të performojë, sepse ata do të lidhen me monarkinë e skandalizuar.
“Familja mbretërore është përballur me një sërë katastrofash në PR kohët e fundit dhe kushdo që performon në shfaqje do të duhet të mendojë nëse do të kishte një reagim në mesin e fansave të tyre”, ka thënë për “Rolling Stone”, Simon Jones, një publicist për Little Mix, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.
Të tjerë mendojnë se performimi për Charles, 74 vjeç, nuk do të sillte ndonjë përfitim për karrierën e tyre.
Shumë nga skandalet e Familjes Mbretërore kanë qenë tituj të lajmeve gjatë viteve të fundit, gjë që mund të shpjegojë pse kaq shumë yje po distancohen pas vdekjes së Mbretëreshës shtatorin e kaluar
Dalja mbretërore e Princit Harry dhe Meghan Markle ka shkaktuar tension mes tyre dhe Mbretit, veçanërisht pasi Duka i Sussex, 38 vjeç, rrëfeu për kujtime të këqija në librin e tij "Spare", duke pretenduar se vëllai i tij, Princi William, e kishte sulmuar fizikisht atë.