Linkin Park do të publikojë një këngë të padëgjuar më parë që përfshin zërin e Chester Bennington, i cili bëri vetëvrasje në moshën 41-vjeçare më 20 korrik 2017.
Kënga e ardhshme, e titulluar “Lost”, u zbulua fillimisht përmes një sërë mesazhesh të fshehta të shpërndara në llogaritë e mediave sociale të grupit dhe do të lansohet në 20-vjetorin e albumit të grupit të vitit 2003 të quajtur Meteora. Kënga do të dalë të premten, shkruan The People.
Për njoftimin e madh, grupi ndau një video prej 18 sekondash në platformat e saj sociale që tregon një burrë të mbuluar me një maskë duke lyer kamerën me ngjyrë të zezë ndërsa shkrimi “New Linkin Park Music” shfaqet në qendër të ekranit.
Grupi ka qenë kryesisht në pauzë që nga koncerti i Linkin Park and Friends: Celebrate Life in Honor of Chester Bennington në tetor të vitit 2017.
Mike Shinoda, bashkëthemeluesi i grupit, foli hapur për një ribashkim të mundshëm të Linkin Parkut gjatë një transmetimi në Twitch në prill 2022.