Ngrihet akuzë ndaj aktorit Alec Baldwin për vrasje të paqëllimshme
Aktorit Alec Baldwin dhe personit i cili ia ka dhënë armën në xhirimet e filmit Western “Rust”, Hannah Gutierrez-Reed, iu është ngritur akuza të martën për vrasje të pavullnetshme, lidhur me rastin fatal të koleges së tij, Halyna Hutchins, në vitin 2021.
Prokurorja Mary Carmack-Altwies, ka njoftuar më 19 janar se do të ngrejë akuzat deri në fund të muajit, pas disa muajsh spekulimesh që ajo do të përcaktonte se kishte prova që Baldwin ka treguar mospërfillje kriminale për sigurinë në momentin kur ka ndodhur rasti, raportoi Reuters.
Aktori i "30 Rock" ka mohuar përgjegjësinë për të shtënat, duke thënë se ai e ka tërhequr revolen, por nuk e ka tërhequr këmbëzën.
Akuza më e rëndë - e cila mbart pesë vjet burg - do të kërkonte që prokurorët të bindin një juri që Baldwin nuk ishte thjesht i pakujdesshëm, por i pamatur në përdorimin e armës së zjarrit.
“Provat dhe faktet flasin vetë”, tha në një deklaratë Heather Brewer, zëdhënëse e zyrës së Carmack-Altwies.