Marilyn Manson po paditet për sulm seksual të një të miture lidhur me një seri incidentesh në vitet 1990.
Këngëtari i “Rock is Dead” - emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner - është akuzuar për sulm seksual dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional ndaj një vajze të mitur disa herë në vitet 1990, shkroi FemaleFirst.
Në padi, gruaja tregoi se si u takua për herë të parë me Manson më 1995 pas një koncerti në Dallas kur ishte 16 vjeç, dhe pretendoi se ai e ftoi atë "dhe një nga vajzat e tjera më të reja" në autobusin e tij turistik.
Padia pretendon “Ndërsa ishte në autobus turistik, i pandehuri Warner kreu akte të ndryshme të sjelljes seksuale kriminale ndaj paditëses, e cila ishte e virgjër në atë kohë”.
“Paditësja kishte dhimbje, ishte e frikësuar, e mërzitur, e poshtëruar dhe e hutuar. Pasi mbaroi, i pandehuri Warner qeshi me të...”, thuhet ndër tjerash në padi.
Ajo pretendon se shpenzoi katër javë në rrugë me grupin muzikon, duke marrë drogë dhe duke kaluar orë me këngëtarin.
Dhjetëra gra e kanë akuzuar rokerin për abuzim seksual gjatë dy vjetëve të fundit, përfshirë ish të fejuarën e tij Evan Rachel Wood, aktorja Esme Bianco, etj.