Showbiz

Aktorja Abigail Breslin është martuar

Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja e cila u bë e famshme qysh në fëmijëri, Abigail Breslin, është martuar me të dashurin e saj prej vjetësh, Ira Kunyansky.

Ylli i filmit “Little Miss Sunshine” e ka konfirmuar lajmin e lumtur duke e postuar në Instagram një fotografi të unazës së martesës, me ç’rast i informoi ndjekësit se është kurorëzuar me Kunyanskyn pothuajse një vit pasi çifti e bëri publik lajmin e fejesës.