Kanye Westit mund t'i refuzohet viza për ta vizituar Australinë, për shkak të komenteve të tij antisemitike.
Në përgjigje të raporteve se reperi 45-vjeçar ka ndërmend të vizitojë familjen e partneres së tij të re, Bianca Censori në Melburn javën e ardhshme, ministri australian i Arsimit, Jason Clare tha se Westit mund t'i mohohet viza.
Clare tha se nuk e dinte nëse Westi kishte aplikuar për vizë, por shtoi se Australia ua ka refuzuar më parë ato njerëzve me pikëpamje antisemite, raportoi The Independent.
"Unë pres që nëse ai aplikon, ai do të duhet të kalojë nëpër të njëjtin proces dhe t'u përgjigjet të njëjtave pyetje si të tjerët që kanë transmetuar pamje të tilla", ka thënë ministri për televizionin Nine Netëork të mërkurën.
Komentet e Clare pasojnë një varg polemikash të fundit që përfshijnë Westin.
Vitin e kaluar, reperi - i cili në vitin 2021 ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, bëri komente tronditëse antisemitike, duke përfshirë deklarimin në shfaqjen e internetit të Alex Jones Infoëars se i pëlqente Hitleri.
Më parë, Westit i ishin shkëputur kontratat me Adidas dhe Balenciaga për komente "të urryera dhe të rrezikshme" në lidhje me hebrenjtë.
Westi filloi të ndante teori konspirative antisemitike në Instagram, duke përfshirë sugjerimin se reperi Diddy kontrollohej nga njerëzit hebrenj.