Showbiz

“Champions”, komedia e ardhshme e yllit Woody Harrelson

 

Pavarësisht qëllimeve të pastra që fshihen qartë pas filmit të ardhshëm, “Champions”, është e vështirë të imagjinohet që komedia e re e Bobby Farrelly të lansohet pa u shoqëruar me polemika.

Siç shihet në trailerin e ri, filmi e ndjek historinë e Marcus Aldridge, një trajner basketbolli me temperament, i cili shkarkohet nga puna pas një sërë humbjesh dhe përfundon duke u përballur me probleme ligjore, kjo pasi përplaset me një makinë policie. I urdhëruar nga gjykata për ta përmbushur dënimin me shërbim për komunitetin, ai angazhohet për ta drejtuar një ekip basketbolli të përbërë nga lojtarë me aftësi të kufizuara.