Pavarësisht qëllimeve të pastra që fshihen qartë pas filmit të ardhshëm, “Champions”, është e vështirë të imagjinohet që komedia e re e Bobby Farrelly të lansohet pa u shoqëruar me polemika.
Siç shihet në trailerin e ri, filmi e ndjek historinë e Marcus Aldridge, një trajner basketbolli me temperament, i cili shkarkohet nga puna pas një sërë humbjesh dhe përfundon duke u përballur me probleme ligjore, kjo pasi përplaset me një makinë policie. I urdhëruar nga gjykata për ta përmbushur dënimin me shërbim për komunitetin, ai angazhohet për ta drejtuar një ekip basketbolli të përbërë nga lojtarë me aftësi të kufizuara.
Rolin kryesor në këtë projekt e luan ylli i hollywoodit, Woody Harrelson, dhe krahas tij vijnë edhe aktorë të tjerë, si: Kaitlin Olson, Ernie Hudson, Cheech Marin dhe Matt Cook.
Regjinë e filmit e ka bërë Bobby Farrelly, i njohur më së miri për komedi të tilla si, “Shallow Hal”, “There’s Something About Mary”, “Me, Myself, and Irene” dhe “Dumb and Dumber”.
“Champions” lansohet nëpër kinema më 24 mars 2023.