Anxhelina Hadërgjonaj është e njohur për raportet e mira që ka me disa prej personaliteteve të showbizit në SHBA.
Këngëtarja e cila është edhe vajza e këngëtares nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj, duket se ka raporte të mira edhe me të famshmen, Kylie Jenner.
Ishte vetë Jenner, miliarderja më e re në botë, e cila ka publikuar fotografi me Hadërgjonajn në llogarinë e saj në Instagram
Lidhjen mes tyre duket se e ka krijuar grimeri Ariel, i cili njihet për afërsinë që ka me gratë e familjes Kardashian-Jenner.