Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez e mohon se është në lidhje dashurie

Selena Gomez i ka mohuar thashethemet e fundit se ajo është në një lidhje të re.

Këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare, e cila më parë ka qenë në lidhje me Justin Bieber dhe The Weeknd, raportohej se kishte nisur një lidhje me këngëtarin, Andrew Taggart, 33-vjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo Gomez i ka shuar përmes Instagramit dilemat e fansave të saj.

"Më pëlqen shumë të jem vetëm #iamsingle", ka shkruar shkurt ajo.

Vetëm ditë më parë, u raportua se aktorja e "Only Murders in the Building" dhe Drew së fundmi kishin filluar të takoheshin me njëri-tjetrin.

Burimet pohuan se bukuroshja brune dhe ylli i Chainsmokers “po shkojnë në boëling dhe në kinema” kur dalin në takime së bashku.

Në nëntor, Selena zbuloi se ishte e përgatitur të rrezikonte thyerjen e zemrës në ndjekje të dashurisë.

Krijuesja e hitit "Lose You To Love Me" shpjegoi se ajo mbetet e vendosur për të gjetur dashurinë, pavarësisht vështirësive të saj të mëparshme në lidhje.