Showbiz

Kylie Jenner raportohet të jetë ndarë nga Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott raportohet se nuk janë më bashkë.

Një burim ka thënë për revistën “People” se miliarderja 25-vjeçare dhe reperi amerikan janë ndarë.

“Ajo i ka kaluar pushimet në Aspen me familjen e saj. Ata janë ndarë disa herë kohëve të fundit dhe mund të ndodhë që edhe kjo të jetë një ndarje e ngjashme”, ka thënë burimi.

Sipas burimit, më e reja nga gratë e familjes së famshme Kardashian-Jenner, është më shumë e fokusuar në fëmijët dhe biznesin e saj.

“Ajo nuk ka dëshirë të dalë shumë. Travis është e kundërta. Atij i pëlqen të kalojë kohë në ndeja. Ata definitivisht kanë fokusime të ndryshme”, ka shtuar burimi.

Burimi po ashtu ka thënë se lidhja mes tyre “nuk ka qenë asnjëherë e lehtë”.

Jenner dhe Scott janë në lidhje që nga viti 2017. Ata kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Stormi Webster, 4 vjeç, dhe djalin i cili ka ardhur në jetë në shkurt të vitit 2022, por emrin e të cilit ende nuk e kanë bërë publik.

{gallery}