Naomi Osaka ka lënë të kuptohet se është shtatzënë dhe se kështu ajo do të mungojë gjatë gjithë sezonit të vitit 2023 në sportin e tenisit.
Katër herë kampionia e “Grand Slam”, javën e kaluar u tërhoq nga “Australian Open” pa dhënë asnjë arsye zyrtare për tërheqjen e saj, por të mërkurën dukej se dha kontekst për vendimin duke postuar në Instagram një foto të një skanimi të foshnjës.
“Mezi pres të kthehem në fushë, por këtu është një përditësim i vogël i jetës për vitin 2023”, thuhet në mbishkrimin e Osakas.
Ajo ka shtuar se viti 2023 do të jetë një vit me plot mësime për të.
