Foshnja e porsalindur e reperit dhe producentit të famshëm muzikor, Diddy, e shënoi debutimin në Instagramin e tij.
Në një fotografi simpatike të postuar për Krishtlindje, reperi 53-vjeçar shihej duke pozuar me vajzën e tij të vogël të quajtur, Love Sean Combs, si dhe pesë fëmijët tjerë.
“Gëzuar Krishtlindja nga familja ime, për familjet tuaja. Me shumë dashuri”, shkruhej në postimin e Diddyt.
Në fotografinë në fjalë, reperi i hitit “Gotta Move On” shihet i ulur në një karrige me foshnjën e vogël në kraharor, derisa pozon i rrethuar nga fëmijët tjerë më të rritur, Quincy, Christian, Jessie, D’Lila dhe Chance. Që të gjithë janë ë veshur me pizhame me motive të festive të fundvitit. Ai që mungonte në foto ishte djali 28-vjeçar i muzikantit, Justin.
Diddy e tronditi botën në fillim të këtij muaji kur e njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së tij të shtatë.
“Jam shumë i lumtur ta mirëpres në këtë botë vajzën time, Love Sean Combs. E gjitha familja po e duam shumë atë. Zoti është i madhërishëm dhe na ka bekuar me ty”.
Kanali televiziv “ET” ka mësuar se nëna e foshnjës është 28-vjeçarja, Dana Tran, një specialiste e sigurisë kibernetike. Ajo e solli në jetë vajzën e saj me reperin më 15 tetor të këtij viti.