Showbiz

Tom Cruise do të nderohet me çmim special në rolin e producentit

Aktori i njohur, Tom Cruise, do ta pranojë çmimin e parë të madh në këtë sezon të shpërblimeve në Hollywood.

Në shkurt të vitit të ardhshëm, ylli i filmit “Top Gun: Maverick” do të nderohet me çmimin special për arritje jetësore “David O. Selznick”, të cilin e ndarë Shoqata Amerikane e Producentëve.

Publiku mund të mos e njoh Tomin për angazhimin e tij prapa skenave të filmave, por ai ka shërbyer si producent i projekteve kinematografike nga viti 1996. Disa prej filmave më të suksesshëm në të cilët aktori ka kontribuar si producent janë filmat “Mission: Impossible”, “Vanilla Sky”, “The Last Samurai”, “Elizabethtown”, “Without Limits” dhe “Top Gun: Maverick”.

Cruise pritet të jetë i pranishëm për ta pranuar këtë shpërblim personalisht në ceremoninë nderuese e cila zë vend më 25 shkurt në hotelin “The Beverly Hilton”.