Showbiz

Mariah Carey debuton në Broadway

Mariah Carey fshehurazi ka bërë debutimin në Broadway këtë javë.

Fituesja e çmimit Grammy nuk po e drejton vetëm muzikalin e ri “Some Like It Hot”, por ka një pjesë të vogël në të, shkroi People.

Para performancës të së dielës në Teatrin Shubert në New York, producentët dhanë një parashfaqje të bërë nga Carey.

“Mirëserdhët në Teatrin Shubert. Tani, ju lutemi fikni telefonat dhe mbani në mend se përdorimi i pajisjeve fotografike dhe të incizimit janë rreptësishtë të ndaluara”, thotë Carey në xhirimin e shfaqur.

Dhe më pas e prezanton shfaqjen: “Dhe tani, Some Like It Hot”.

Por jo vetëm këtë herë, zëri i Careyt do të dëgjohet çdo natë në teatër.

Ajo iu bashkua ekipit të produksionit të “Some Like It Hot” në nëntor. Kjo është hera e parë që Carey është producente në një pjesë të Broadwayt.