Showbiz

U ndanë shpërblimet “People’s Choice Awards”

Taylor Swift, grupi “BTS”, Lizzo, Selena Gomez dhe aktorja Elizabeth Olsen, ishin fituesit e shumëfishtë të ceremonisë së sivjetme “People’s Choice Awards”, e cila u mbajt të martën (6 dhjetor) në Santa Monica të Kalifornisë. Komediani Kenan Thompson e prezantoi këtë shou, që u transmetua për publikun e gjerë përmes knaleve televizive, E! dhe NBC.

Swift i fitoi tri çmime, “Artistja e vitit 2022”, “Videoklipi më i mirë i vitit”, për projektin “Anti-Hero”, dhe “Albumi i vitit”, për incizimin e saj të fundit “Midnights”.

Grupi i muzikës K-Pop, “BTS”, triumfoi në gjithsej dy kategori, “Grupi i vitit 2022” dhe “Turneu i vitit”. Po ashtu anëtari i bendit nga Korea Jugore, Jung Kook, e fitoi çmimin “Kënga më e mirë bashkëpunuese”, për projektin e tij muzikor me artistin amerikan Charlie Puth, “Left and Right.”

Lizzo e fitoi çmimin “Kënga më e mirë e vitit 2022” për hitin e saj “About Damn Time”, si dhe një çmim special që e nderon kontributin e saj në muzikë.

Ka pasur disa befasi gjatë mbrëmjes në kategoritë muzikore. Becky G e mundi Bad Bunnyn në garën për çmimin “Artisti më i mirë latin”. Carrie Underwood e mundi Luke Combsin dhe Morgan Wallenin në kategorinë “Artisti i muzikës country për vitin 2022”.

Në anën tjetër, Selena Gomez u shpall “Ylli televiziv komik” për rolin e saj në serialin, “Only Murders in the Building”, si dhe e rrëmbeu çmimin, “Personaliteti i rrjeteve sociale për vitin 2022”.

Aktorja e projektit “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, Elizabeth Olsen, u nderua me çmimin “Ylli i filmit 2022” dhe “Ylli i aksionit”. “Doctor Starnge” po ashtu u shpall “Filmi i vitit”, kurse çmimi “Filmi më i mirë aksion” shkroi për projektin e fundit të aktorit Tom Cruise, “Top Gun: Maverick”.

“Stranger Things” gjithashtu ishte fitues i dyfishtë duke i rrëmbyer çmimet, “Seriali i vitit” dhe “Shou më i mirë fantastiko-shkencor”.

“Emisioni më i mirë ditor” u shpall shou “The Kelly Clarkson Show”, gjë që nuk erdhi si befasi pasi shumë shpejt është shndërruar në një prej emisioneve më të pëlqyera të publikut. Ndërsa çmimi për “Emisionin më të mirë i natës” shkoi për shoun, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Shania Twain gjatë mbrëmjes u nderua me çmimin “Music Icon”. Ajo po ashtu performoi për turmën e pranishme në sallë, me ç’rast i interpretoi disa prej hiteve të saja më të njohura si dhe këngën e re, “Waking Up Dreaming.”

Ylli i kinematografisë, Ryan Reynolds, e pranoi shpërblimin special të mbrëmjes, “People’s Icon Award”, që e nderon karrierën e tij filmike.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të fituesve të çmimeve “2022 People’s Choice Awards”.