Showbiz

Gal Gadot protagoniste e filmit me spiunë, “Heart of Stone”

“Heart of Stone” titullohet filmi i ardhshëm me spiunë, i cili vjen me regji të Tom Harperit dhe i takon zhanrit triler dhe aksion.

Në rolin protagonist të këtij projekti është angazhuar aktorja izraelite, Gal Gadot. Ajo e portretizon një agjente të CIA-s, Rachel Stone, e cila është e vetmja grua që qëndron mes organizatës paqeruajtëse ndërkombëtare dhe humbjes së asetit të tyre më të fuqishëm dhe të rrezikshëm.

Krahas Gadotit në film luajnë edhe aktorët, Jamie Dornan, Sophie Okonedo, Matthias Schweighöfer, Jing Lusi dhe Alia Bhatt.

“Heart of Stone” fillon së transmetuari në vitin 2023. Ende nuk është konfirmuar data e saktë e lansimit të tij në platformën digjitale Netflix.