Showbiz

Megan Thee Stallion kishte frikë të lansonte muzikë personale

Reperja amerikane, Megan Thee Stallion, e ka pranuar së fundmi se kishte frikë të lansonte muzikë tejet personale.

27-vjeçarja e famshme foli për disa çështje personale në albumin e saj të ri, “Traumazine”, dhe ajo e pranon që të qenit kaq e sinqertë me fansat e kanë bërë të ndihet nervoze dhe e emocionuar.

Megan, e cila e publikoi albumin në gusht të këtij viti, deklaroi: “Ky album ishte shumë personal për mua. Kjo ishte hera e parë që kam folur për gjërat që i ndiej, apo për përjetimet e mia, prandaj në njëfarë mënyre kisha frikë t’i shkruaja shumicën e këtyre këngëve. Po ashtu ndihem nervoze për t’i performuar disa prej tyre. Por, përfundimisht vendosa të shkruaj për gjërat e mia personale dhe t’i bërë publike për gjithë botën”.

Rep-artistja po ashtu e shpjegoi se është ende duke e procesuar mënyrën se si fansat kanë reaguar ndaj albumit, “Traumazine”.

“Emocionet nganjëherë më bëjnë të ndihem nervoze. Të jesh kaq e cenushme karshi fansave dhe publikut, ndonjëherë të frikëson. Por, më duket se ende jam duke e procesuar mënyrën se si njerëzit e tjerë e kanë pranuar albumin”, tha reperja për revistën “Forbes”.

Megan ka pranuar vlerësime jashtëzakonisht pozitive për albumin nga të gjithë fansat e saj. Dhe tani ndihet e lumtur që vendosi të jetë kaq e hapur dhe e cenueshme përmes muzikës së saj. Ajo mendon se ky ishte albumi i saj më i mirëpritur nga publiku, dhe është mirënjohëse për faktin se të gjithë e kanë bërë të ndihet rehat, dhe të tregojë se është e normale dhe pranueshme të mos jesh në rregull.