Showbiz

West akuzohet se shfaqte në “Adidas” fotografi eksplicite të Kim Kardashianit

Descriptive Text

Kanye West është akuzuar nga punonjësit e “Adidas” se u tregonte atyre fotografi eksplicite të bashkëshortes, Kim Kardashian.

“Rolling Stone” ka raportuar se shumë punonjës e kanë parë këtë sjellje si "taktikë frikësuese".

Reperi dhe producenti 43-vjeçar, me emrin zyrtar Ye, muajin e kaluar e ka humbur një kontratë të vlefshme me brendin e veshjeve sportive për shkak të komenteve anti-semitike.

Një punëtor i “Adidas” ka thënë se West ia kishte treguar atij një fotografi të Kardashianit, gjatë intervistës së punës në vitin 2018.

“Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, raportohet t’i ketë thënë Ye kandidatit në intervistë, duke i treguar “foto që do të duhej të ishin personale”.

Sipas raportit të publikuar nga Rolling Stone, një punëtor tjetër ka deklaruar se Ye u tregonte “foto personale” të Kim Kardashianit, ekipit kreativ të brendit të tij “Yeezy” në të njëjtin vit.

Edhe ish-punonjës të “Adidasit” i kanë thënë Rolling Stone se Ye shpeshherë u tregonte atyre pamje eksplicite, përfshirë edhe video të tij seksuale.

“Mendoj se ishte një taktikë për të thyer një person dhe për të vendosur besnikërinë e palëkundur ndaj tij, duke testuar dhe shkatërruar kufijtë e njerëzve”, ka thënë një punonjës.

Një tjetër pretendoi se Ye kishte në shënjestër punonjëse femra.

Disa prej akuzave janë bërë përmes një letre të hapur, të titulluar “The Truth About Yeezy: A Call to Action for Adidas Leadership”, e cila është siguruar nga Rolling Stone. Letra kërkonte nga anëtarët e bordit të “Adidasit” që ta adresojnë “mjedisin toksik dhe kaotik që Kanye West kishte krijuar” dhe "një model të sjelljes së tij grabitqare ndaj grave".

“Ai, në vitet e kaluara, ka shpërthyer ndaj grave në dhomë me komente fyese dhe do të përdorte referenca shqetësuese seksuale kur jepte komente për dizajnin. Ky lloj reagimi nga një partner i markës është ai që punonjësit e ‘Adidas’ nuk duhet t'i nënshtrohen kurrë dhe as udhëheqja e ‘Adidas’ nuk duhet ta tolerojë kurrë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Gap, Balenciaga dhe agjencia e talenteve CAA gjithashtu kanë hequr dorë nga partneriteti me Ye. Ndërkaq, Twitteri dhe Instagrami i kanë bllokuar llogaritë e tij.

{gallery}