Showbiz

Bebe Rexha e nominuar për “Grammy”

Foto: AP/Associated Press

Të martën janë bërë të ditura nominimet e sivjetme për çmim “Grammy”.

Beyonce kryeson mes kandidatëve me gjithsej nëntë nominime për albumin e saj "Renaissance".

Kendrick Lamar ka tetë nominime, ndërsa Adele dhe Brandi Carlile morën nga shtatë.

Për çmimin kryesor është një listë e gjatë artistësh duke filluar nga ABBA – Voyafe, Adele – 30, Bad Bunny – Un Verano Sin Ti, Beyonce – Renaissance, Brandi Carlile – In These Silent Days, Coldplay – Music of the Spheres, Harry Styles – Harry’s House, Kendrick Lamar – Mr. Morale & the Big Steppers, Lizzo – Special, dhe Mary J. Blige – Good Morning Gorgeous.

“Kënga e vitit” është po ashtu një nga çmimet e dëshiruara, dhe aty kandidatë janë: Adele – Easy on Me, Beyonce – Break My Soul, Harry Styles – As It Was, Kendrick Lamar – The Heart Part 5, Lizzo -About Damn Time, dhe Taylor Sëift – All Too Well (10 Minute Version) (The Short Film).

Kategoria e parë e cila u zbulua ishte ajo për performancën më të mirë pop solo, që përfshinë: Adele - Easy On Me, Bad Bunny – Moscoë Mule, Doja Cat – Woman, Steve Lacy – Bad Habit, Lizzo -About Damn Time, dhe Harry Styles – As It Was.

Ka pasur ndryshime të theksuara këtë vit pasi akademia ka shtuar edhe pesë kategori të reja, përfshirë tekstshkruesin e vitit dhe kënga që ndikoi në shoqëri.

Ndërkohë, këtë herë nga këngëtaret me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha është nominuar në një kategori për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m Good”. E, të tjerat, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max, as këtë vit nuk kanë arritur ta marrin ndonjë nominim.

Ceremonia e përvitshme e “Grammyt” do të zhvillohen më 5 shkurt në Los Angeles.