Showbiz

Kylie Jenner dhe Travis Scott po shesin një vilë në Beverly Hills, kushton mbi 20 milionë dollarë

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të shesin rezidencën e tyre në Beverly Hills për 21.9 milionë dollarë, shkruan DailyMail.

Çifti e bleu atë në vitin 2018 për 13.5 milionë dollarë. Ndër të tjera ka shtatë dhoma gjumi, tetë tualete, një kinema private, një dhomë bilardo, një garazh për tre vetura e gjëra të tjera.

Pronarët e rinj do të mund të shijojnë pishinën dhe qendrën spa. Vila është e fshehur nga sytë e publikut dhe është vetëm pesë minuta me veturë nga hoteli ikonik Beverly Hills.

Kylie zotëron disa prona të tjera luksoze, mes tyre: një vilë në Holmby Hills me vlerë 36 milionë dollarë dhe një vilë në resortin e shkretëtirës La Quinta.

Së fundmi në emisionin “The Kardashians” është zbuluar se influencuesja ka blerë një avion Global Express në vitin 2020 për 72.8 milionë dollarë, të cilin e ka quajtur Kylie Air.

Avioni ka disa apartamente, dy banjo, një dhomë pushimi të destinuar për ekuipazhin, gardërobë dhe depo.

Travis ka një rezidencë prej 23 milionë dollarësh në Brentwood.