Kim Kardashian befason me dukjen për “Natën e Shtrigave”
Kim Kardashian, një prej më të përfolurave në mediat rozë, ka befasuar me dukjen e saj për “Natën e Shtrigave”.
Ajo ka publikuar në Twitter një video të shkurtër ku shfaqet e veshur si personazhi i Marvel, Mystique X-Men. Për t'u dukur e tillë, 42-vjeçarja ka veshur një xhaketë blu të ngushtë, mëngë me doreza dhe taka.
“Hej Marvel”, ka shkruar ajo krahas një videoje ku shihet duke pozuar nga të gjitha këndvështrimet teksa ka veshur kostumin në dollapin e saj.
Kjo nuk është befasia e parë e Kardashian për këtë “festë” në çdo 31 tetor.