Showbiz

Megan Thee Stallion e mohon se është fejuar

Megan Thee Stallion ka festuar dyvjetorin e lidhjes së saj me të dashurin Pardison 'Pardi' Fontaine të martën, por u shfaq në rrjetet sociale në fund të javës për të konfirmuar se ata nuk planifikojnë të martohen.

"Burri im është kaq i fiksuar pas meje por ne nuk jemi fejuar!", ka shkruar Stallion në Twitter.

Reperja 27-vjeçare e hitit "Sweetest Pie" e cila u takua me shokun e saj yllin e repit kur punonin në këngën e saj "Savage Remix" me Beyonce, thuhet se për përvjetor pati një darkë private në Brooklyn të New Yorkut, derisa i dashuri i saj thuhet të ketë shpenzuar " orë" duke dekoruar çatinë me mijëra tullumbace dhe trëndafila.

"Pardi shpenzoi orë të tëra duke krijuar dekorin e çatisë. Tavani ishte zbukuruar me mijëra tullumbace, trëndafila të kuq dhe qirinj të ndezur. Megan dukej e mahnitur”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Festimet e përvjetorit erdhën më pak se një javë pasi u raportua se shtëpia e saj në Los Anxhelos ishte thyer.

Thuhet se hajdutët kanë marrë 400,000 dollarë bizhuteri, para dhe pajisje elektronike, derisa autoritetet pretendojnë se të dyshuarit kishin hyrë brenda shtëpisë duke thyer një derë xhami në pjesën e pasme të rezidencës së saj.

TMZ tha se Megan nuk ishte në shtëpi gjatë ndodhisë.