Showbiz

Cardi B fjaloset me avokatin gjatë një procesi gjyqësor, ndërpritet seanca

Një shkëmbim i ashpër mes reperes Cardi B dhe avokatit të një burri që e paditi atë për shkelje të të drejtave të autorit të mërkurën, bëri që gjyqtari ta ndërpresë për pak seancën gjyqësore.

Fituesja e Grammyt dha përgjigje të mprehta për disa pyetje nga avokati A. Barry Cappello, i cili përfaqëson një burrë që pretendon se ajo ka keqpërdorur ngjashmërinë e tij në kopertinën e një mixtape të vitit 2016, raportoi Associated Press të enjten.

Pas një pushimi, gjykatësi i qarkut të SHBA-së Cormac Carney, e quajti debatin "joprofesional" dhe "jo produktiv", por lejoi që marrja në pyetje të rifillonte, duke vendosur kufizime të reja për të dyja palët.

Kevin Michael Brophy po kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim nga Cardi B për shfaqjen e disa prej tatuazheve të tij të shpinës në veprën artistike të saj.

Reperja tha se ndjeu se Brophy nuk kishte pësuar asnjë pasojë si rezultat i veprës së artit. Gjatë seancës ajo tha se si pasojë e këtij procesi gjyqësor ajo humbi një moment të veçantë me fëmijën e saj më të vogël, i cili së fundmi u bë 1 vjeç.

"Unë kam ndjeshmëri për njerëzit. Më interesojnë njerëzit. Ndjehem sikur po më përfitojnë. Më ka munguar hapi i parë i fëmijës tim duke qenë këtu”, ka thwnw Cardi B.

Në një moment, Cardi B vuri në dukje se fytyra e burrit nuk mund të shihet në veprën e artit.

Avokati Capello i kërkoi asaj të qetësohej, por ajo në vend të kësaj iu përgjigj pretendimit të avokatit se ajo dinte për softuerin e redaktimit të fotografive të përdorura për të vendosur tatuazhet e Brophy, të cilat janë paraqitur në revista, në trupin e një modeleje tjetër.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, tha se një artiste përdori vetëm një "pjesë të vogël" të tatuazheve pa dijeninë e saj.