Showbiz

Vdiq reperi i njohur Coolio

Descriptive Text

Reperi i njohur amerikan, Coolio, i njohur për hitin “Gangsta's Paradise”, ka vdekur në moshën 59-vjeçare, ka shkruar BBC të enjten.

Menaxheri i tij i ka thënë mediave amerikane se reperi u gjet pa shenja jete në banjën e shtëpisë së një shoku në Los Angeles.

Coolio nisi të bënte muzikë në vitet e ’80-a. Por vuri emrin e tij në histori kur lansoi hitin e madh më 1995.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi çmimin “Grammy” për hitin “Gangta’s Paradise”.

Gjatë karrierës së tij katërdekadëshe ka lansuar tetë albume dhe fitoi një çmim “AMA” e tri “MTV”.

Arsyet e vdekjes ende s’janë bërë të ditur.

Coolio llogaritet të jetë reperi i parë ndërkombëtar, i cili dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte mbajtur koncert para mijëra fansave në Prishtinë dhe kështu ai u hapi rrugë yjeve tjerë botërorë për të performuar në shtetin më të ri të Evropës.

Coolio pati performuar edhe në “Boondsteel” para trupave ushtarake amerikane në Kosovë.

“Këndoj për ushtarët sepse janë të rëndësishëm. Ata janë të gatshëm të vdesin në mënyrë që unë t’i bëj gjërat që i bëj përditë... që fëmijët e mi të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë, të jenë të lirë. Thjesht mendoj se është përgjegjësia ime si qenie njerëzore dhe si argëtues t’i vizitoj ushtarët”, pati thënë ai pas vizitës në Kosovë, pati deklaruar më 2002, Coolio, shkruan “Billboard”.

Ishte takuar edhe me kryetarin e atëhershëm të Prishtinës, Ismet Beqirin. Një përshëndetje mes tyre ishte bërë “meme” e asaj kohe. Beqiri ia pati dhënë dorën shtrirë në drejtim të grushtit të Colios.

Fotografi nga ardhja e reperit Coolio në Kosovë:

Image
Coolio në Prishtinë
Image

Coolio në Prishtinë | Foto: Driton Paçarada- KOHA

Image
Coolio në kampin ushtarak amerikan të KFOR-it në Kosovë

Image

Image
Coolio
Image
Coolio gjatë koncertit në Kosovë