Showbiz

Hugh Jackman rikthehet si Wolverine, në filmin e ardhshëm “Deadpool”

 

Aktori i njohur hollywoodian, Ryan Reynolds, e ka konfirmuar lajmin se, Hugh Jackman, do të rikthehet në rolin e superheroit Wolverine për filmin e ri, “Deadpool 3”.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter, Reynolds e zbuloi befasinë e angazhimit të yllit australian në projektin e tij të ardhshëm, ku gjithashtu e konfirmoi edhe datën e lansimit të vazhdimit të tretë të hitit të arkave filmike, “Deadpool”.