Melanice C ka deklaruar se është sulmuar seksualisht në vitin 1997, një natë para koncertit të parë të grupit muzikor të vajzave “Spice Girls”, pjesë e të cilit ishte.
Duke folur në podcastin “Elizabeth Day’s”, këngëtarja britanike ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë një seance masazhi në një hotel në Turqi, raportoi BBC-ja të enjten.
“Jam ndjerë e dhunuar. Jam ndjerë e pambrojtur. Isha në një pozitë shumë të vështirë”, është shprehur Melanice C.
“Më pas kam filluar të mendojë se si erdhi puna deri këtu? Unë isha në një mjedis ku i hoqa rrobat afër një personi profesionist, i cili duhej të kryente punën si masazhues”, ka shtuar ajo.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Melanie Chisholm, ka thënë se e ka “zhdukur” incidentin menjëherë, pasi i duhej të fokusohej në koncertin debutues të “Spice Girls”.
“Nuk kisha kohë të merresha me këtë”, ka thënë ajo.