Showbiz

Taylor Swift dëshiron të bëhet regjisore e filmave të metrazhit të gjatë

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, e ka zbuluar ambicien e saj për ta bërë regjinë e filmave që prekin tema dhe emocione njerëzore. Këtë deklaratë këngëtarja dhe aktorja e bëri gjatë një interviste në Festivalin e sivjetmë të filmit në Toronto.

Swift mori pjesë në një panel diskutimi në kuadër të festivalit, ku edhe e shfaqi filmin e saj të metrazhit të shkurtër, “All Too Well”.