Showbiz

U ndanë çmimet e sivjetme “MTV Video Music Awards”

Taylor Swift ishte fituesja e madhe në edicionin e sivjetmë të ceremonisë “MTV Video Music Awards”, derisa e fitoi edhe çmimin kryesor të mbrëmjes “Videoklipi më i mirë i vitit”. Kantautorja e famshme amerikane doli në skenë për ta pranuar trofeun për punën e mrekullueshme në videklipin 10 minutësh të hitit, “All Too Well”, raportoi të hënën portali “Deadline”.

Me këtë rast, Swift e bëri edhe një lajmërim që i befasoi shumë të gjthë adhuruesit e saj, teksa e zbuloi se albumi i saj i ri do të lansohet së shpejti.

“Albumi im i ri lasohet më 21 tetor”, deklaroi këngëtarja duke e zbuluar edhe titullin e tij, e që është “Midnight”.

Tutje ky projekt i shumëpritur i Swiftit u përshkrua si përmbledhje e këngëve të shkruara në mes të natës, dhe një rrugëtim përmes maktheve dhe ëndrrave të bukura e të ëmbla.

Taylor para publikut të pranishëm në ceremoninë “MTV VMA”, po ashtu tha se ka vendosur ta zbulojë lansimin e albumit të ri, për shkak të zemërgjerësisë së fansave që e kanë votuar për çmimin “Videoklipi më i mirë i vitit”.

Ndër fituesit tjerë të mbrëmjes ishin edhe, artisti latin Bad Bunny i cili e rrëmbeu çmimin “Artisti më i mirë i vitit”, Harry Styles e fitoi shpërblimin “Albumi më i mirë” për albumin e tij të fundit “Harry’s House”, Billie Eilish u shpall fituese e çmimit “Kënga më e mirë e vitit” për hitin “Happier Than Ever”, Dove Cameron u shpall “Artistja më e mirë e re”, çmimi “Bashkëpunimi më i mirë”, ku e nominuar ishte edhe Dua Lipa, shkoi për artistët Lil Nas X dhe Jack Harlow dhe këngën e tyre, “Industry Baby”.

Lipa, e cila ishte nominuar në gjithsej pesë kategori, nuk arriti ta fitojë asnjë çmim gjatë mbrëmjes.

Në anën tjetër, çmimi “Videoklipi më i mirë pop” shkoi për këngëtarin britanik Harry Styles dhe këngën e tij, “As It Was”, Nicki Minaj dhe Lil Baby triumfuan në kategorinë “Videoklipi më i mirë hip-hop”, çmimin “Videoklipi më i latin” e fitoi këngëtarja braziliane, Anita, me shpërblimin “Videoklipi më i mirë i muzikës R&B” u vlerësua ylli kanadez, The Weeknd, dhe anëtarja e grupit “BLACKPINK”, Lisa, e rrëmbeu trofeun në kategorinë “Videoklipi më i mirë i muzikës K-Pop”.