Hiti “Hello” i Adeles ka arritur të mërkurën 3 miliardë shikime në platformën “YouTube”.
Videoja e këngës së publikuar në vitin 2015, me regjisor Xavier Dolanin, ende e mban primatin, duke u bërë kënga më e shpejtë që ka arritur 1 miliard shikime në platformë, raportoi Billboard të mërkurën.
Kënga është po ashtu e para e Adeles që ka arritur 3 miliardë shikime.
Në kohën kur u lansua, kënga “Hello” u bë debutimi më shpërthyes, duke arritur 50 milionë shikime që në 48 orët e para të publikimit.
Menaxheri i trendëve në YouTube, Kevin Allocca, ka thënë se “kënga është një nga më të shikuarat e të gjitha kohërave”.
Sipas tij, kanali i Adeles në YouTube ka arritur të mbledhë më shumë se 400.000 abonues vetëm brenda një fundjave pas lansimit të këngës “Hello”.
Kënga, e cila është shkruar në bashkëpunim me producentin dhe tekstshkruesin Greg Kurstin, është publikuar si e para nga albumi i tretë i Adeles, më 25 tetor të vitit 2015.
“Hello” ka pasur një arritje të madhe edhe në top-lista, duke qëndruar për 26 javë rresht në Billboard Hot 100, derisa në 10 javët e para ka qëndruar në pozitën e parë.