Showbiz

Gjyqi i ri ndaj R. Kellyt: Një grua dëshmon se është abuzuar seksualisht nga këngëtari

Foto: AP
 

Një grua e cila është dëshmitarja kryesore në procesin e dytë gjyqësor federal ndaj R. Kelly ka dëshmuar se këngëtari i R&B ka kryer marrëdhënie seksuale me të "qindra herë" para se ajo të mbushte 18 vjeç.

Gruaja tash 37-vjeçare, e njohur si "Jane", tha se kontaktet e pahijshme me Kellyn filluan kur ajo ishte vetëm 13 vjeç, raportoi BBC të premten.