Showbiz

Vdes autori i “Spook”, Joseph Delaney

Autori Josep Delaney i njohur për serinë e Spook, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Ish-mësuesi i cili kishte lindur në Preston e kishte jetuar në Manchester, kishte publikuar punën e tij të parë “The Spook Apprentice” në vitin 2004 dhe kishte shkruar më shumë se 25 novela për fëmijë.

“The Spook Apprentice” është bëë edhe film në vitin 2014.

Fëmijët e tij Joanne, Paul dhe Stephen tha se imagjinata e tij e mrekullueshme e ka bërë që të jetojë ëndërren e tij më të madhe të të qenit autor.

Pas suksesit të The Spook's Apprentice, ai la punën e tij si mësues i anglishtes dhe vazhdoi të shkruante 12 tituj të tjerë në serialin më të shitur me fantazi të errët The Wardstone Chronicles.

Ai shkroi 17 libra të tjerë, kryesisht të së njëjtës natyrë.

Veprat e tij, të cilat fituan një sërë çmimesh, përfshirë Çmimin e Librit Lancashire, janë shitur më shumë se 4.5 milionë kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në 30 gjuhë.

Ai përshtati emrat e shumë vendeve nga jeta e tij e hershme në vende në librat e tij, duke i kthyer Preston, Chipping dhe Lancaster në Prieston, Chipenden dhe Caster dhe tha se shtëpia e përhumbur ku personazhi qendror Spook i çoi të gjithë nxënësit e tij bazohej në fëmijërinë e tij në shtëpi.