Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

A$AP Rocky deklarohet i pafajshëm në akuzat për sulm me armë zjarri

Reperi A$AP Rocky u deklarua i pafajshëm të mërkurën në Los Anxhelos, në akuzat se ka qëlluar me armë zjarri një ish-mik dhe partner të muzikës gjatë një debati.

I dashuri i superyllit të muzikës, Rihanna dhe babai i djalit të saj tre muajsh, është i akuzuar për dy vepra penale për sulm me një armë zjarri gjysmë automatike, raportoi Daily Mail të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rocky - emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, mund të përballet me deri në katër vjet burgim për secilën akuzë nëse dënohet.

Në seancën e së mërkurës, artisti 33-vjeçar i muzikës hip-hop u shfaq me kostum blu të errët dhe kravatë, me flokët e tij të gërshetuar dhe i rrethuar nga disa artistë me kostume të errëta.

Kur gjyqtarja Victoria Wilson e pyeti Mayersin se si donte të deklarohej, avokatja e tij, Sara Caplan, tha se ai deklarohet i pafajshëm për të dyja akuzat.

Të hënën, zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit e ngarkoi reperin me dy akuza.

Ai gjithashtu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës në një konfrontim të mëpasshëm.