Showbiz

Vdes aktorja Denise Dowse

Aktorja e njohur për rolet në “Beverly Hills” dhe “Insecure”, Denise Dowse, ka vdekur në moshëm 64-vjeçare.

Motra e saj, Tracey e ndau lajmin në Instagram përmes një postimi.

Ajo ka shkruar: “Me zemër të lënduar i informoj të gjithë se motra ime, Denise Dowse ka vdekur. Denise Yvonne Dowse ishte motër e mahnitshme, një aktore, mentorë dhe regjisore e përkryer, e shquar. Ajo ishte shoqja ime më e mirë dhe e anëtari i fundit i familjes”.

Dowse kohët e fundit kishte rënë në koma e shkaktuar nga një formë virulente e meningjitit. Motra e saj ndau për herë të parë lajmin për gjendjen shëndetësore të Dowses përmes profilit të saj në Facebook më 5 gusht.

“Po përpiqem të mbaj shpirtin tim dhe të mbështesë ata që kanë nevojë. Siç e dini shumë prej jush, unë jam një person privat. Kështu që kjo është shumë e vështirë për mua. Unë kërkoj mbështetje dhe lutje të më ofrohen mua dhe motrës sime të vetme, Denisw Dowse. Mjekët e saj nuk e dinë se kur do të dalë nga koma. Ajo është një aktore dhe regjisore e gjallë duhet të ketë shumë vite përpara. Mendimet, lutjet dhe mbështetja juaj vlerësohen shumë”, kishte shkruar ajo. /NBC News