Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

38 vjet më parë Madonnas iu tha se karriera e saj kishte marrë fund pas gjestit në skenë

Madonna bllokohet nga Instagrami për shkak të veshjes

Madonna ishte paralajmëruar se karriera e saj kishte marrë fund kur aksidentalisht i dolën të pasmet në skenë gjatë performimit.

Këngëtarja 63-vjeçare ishte një nga interpretueset në MTV Video Music Awards (VMA) të parë në vitin 1984, kur shkaktoi një sensacion pasi fustani i saj u rrokullis dhe i dolën të pasmet ndërsa këndonte 'Like a Virgin', dhe megjithëse dështimi i gardërobës ishte aksidental, ekipi i saj drejtues ishte i bindur se do të ngjallte mjaft zemërim për të siguruar që ajo nuk do të punonte më.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur me Jimmy Fallon në “The Tonight Shoë”, ajo tha: "Dhe po përpiqesha të bëja lëvizjet, të dukesha sikur ishte koreografi. Dhe fustani im u kthye përpjetë dhe të pasmet po më dukeshin. Mund ta imagjinoni?”

“Ishin ditët kur nuk duhej të tregoje të pasmet për të pasur karrierë, tani është e kundërta”, tha ajo.

Madonna shtoi se vetëm një pjesë e vogël e të pasmeve i kishte dalë, por që as kjo nuk ishte pritur mirë.

“Po, kur shkova në prapaskenë, menaxheri im më tha se karriera ime ka mbaruar”.