Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Johnny Depp në rolin e Mbretit Louis XV në filmin “Jeanne du Barry”

Është publikuar fotografia e parë e cila e shfaq aktorin, Johnny Depp, në rolin e mbretit kontrovers, Louis XV, për filmin e ardhshëm romantik me titull, “Jeanne du Barry”.

I realizuar nga regjisori francez, Maïwenn, i cili po ashtu e luan në të, filmi e rrëfen historinë e Jeanne du Barry, dashnorja e fundit e Mbretit Louis, e cila nga klasa punëtore u ngjit në hierarkinë sociale për t’u bërë e dashura e monarkut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krahas Deppit dhe Maïwennit, në këtë dramë historike po ashtu luajnë aktorët, Benjamin Lavernhe, Pierre Richard, Melvil Poupaud, Noemie Lvovsky, Pascal Greggory dhe India Hair.

Xhirimet e “Jeanne du Barry” filluan në fund të muajit korrik në Paris dhe në regjionin e Île-de-France, pak kohë pasi Depp e fitoi rastin gjyqësor kundër ish-gruas, Amber Heard, raporton portali “Deadline”.

Ky është roli i parë i aktorit hollywoodian nga projekti i vitit 2020, “Minamata”, ku e portretizoi fotografin e luftës, W. Eugene Smith.

Në të njëjtin vit, Depp u detyrua të heq dorë nga filmi “Fantastic Beasts”, pasi e humbi rastin gjyqësor në Londër kundër gazetës “The Sun”, e cila e kishte përshkruar atë si një “rrahës gruaje”.

Së fundmi, aktori i fitoi më shumë se 3 milion funte nga shitja e koleksionit të veprave të artit të krijuara nga ai, ku përfshiheshin portretet e të famshmëve, Keith Richards, Bob Dylan, Elizabeth Taylor dhe Al Pacino.

Filmi “Jeanne du Barry” pritet të fillojë së shfaquri fillimisht në platformën Netflix, e më pas të lansohet nëpër kinema. Ende nuk është caktuar data e publikimit të tij.

Image