Dua Lipa ka mbajtur gjithsej 74 koncerte në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”, i cili është titulluar bazuar në albumin e saj të fundit që ka rezultuar shumë i suksesshëm.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, përmes një postimi në Facebook ka treguar po ashtu se ajo dhe ekipi i saj do të bëjnë një pushim të shkurtër për të vazhduar me turneun në Amerikën Latine.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë një udhëtim i vrrullshëm, 74 shfaqje në kuadër të turneut #FutureNostalgia!!! Po bëjmë një pushim të vogël përpara se të nisemi për në Amerikën e Jugut në shtator. Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur për të parë shfaqjet tona deri tani. Shpresoj që edhe ju t’i keni shijuar po aq sa ne! Dashuri e madhe për ekipin që bëri të mundur çdo shfaqje”, ka shkruar Dua në Tëitter.
Javën e kaluar Dua ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, gjatë ditëve të mbajtjes së festivalit të organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, “Sunny Hill Festival”.
Dua përveç që ka performuar në natën e parë të festivalit që është mbajtur për katër ditë rresht në Gërmi, është pritur edhe nga liderët e Kosovës, presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti.
It’s been a whirlwind ride ~ 74 shows down on the #FutureNostalgiaTour !!! Taking a little break before we head to South America in September ⚡️⚡️ thank you to everyone who has come down to see our show so far…. pic.twitter.com/tgsnq0tgpc
— DUA LIPA (@DUALIPA) August 11, 2022