Showbiz

Idris Elba promovon filmin “Beast” në New York

 

Ishte një atmosferë familjare për Idris Elban, në premierën botërore të trilerit të tij të ri, “Beast”, në New York City.

Aktori i njohur britanik u shoqërua në këtë ngjarje nga vajza e tij 20-vjeçare, Isan, raporton agjencia e lajmeve “AP”. Për Elban, angazhimin në rolin e një babai i cili do të bënte gjithçka për t’i mbrojtur fëmijët e tij, ishte një vendim goxha personal dhe i veçantë.