Showbiz

Noizy: Nuk është me rëndësi leku, me rëndësi është puna

Descriptive Text

Reperi shqiptar Noizy ka thënë se nuk ka rëndësi shumë paraja, pasi ajo është një gjë që ta sjellë puna.

Ai ka thënë se me rëndësi është të punosh dhe atë pa hile.

“Bëje punën, mos i bë hile, gjitha gjërat tjera vijnë nga prapa. Nuk mund të bësh para duke ndërruar për 35 vjet 35 vende pune. Fati ynë i keq nuk ka shumë shqiptarë me trashëgimi nga stërgjyshi. Sheh miliarderë nëpër botë, shumica trashëgimi e kanë. Për t’u bërë i pasur duhet të kalojnë tre breza, për të pasur më pas një shtëpi e ndonjë biznes. Shqiptari do me dal në Gjermani, Evropë e me u bërë i pasur për një vit. Duhet të punosh gjithë jetën të blesh një shtëpi, më pas fëmija yt e merr shtëpinë e punon gjithë jetën me bë një biznes, pastaj fëmija e tij mund të zgjerojë këto. Ngulu një pune e mos e ndërro. Më është dashur 16 vjet të punoj me gëzu këtë që kam sot”, ka thënë Noizy në emisionin “1KL” në KTV.