Showbiz

Noizy falënderon shoqërinë e tij: Fal jush, jam këtu ku jam sot

 

Reperi i famshëm shqiptar Noizy në emisionin “1KL” në KTV ka telefonuar shoqërinë e tij, të cilën e ka falënderuar, dhe u ka thënë se fal tyre është këtu ku është sot.

Ai e ka ftuar shoqërinë e tij të marrin pjesë në koncertin në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë më 14 gusht, dhe u ka bërë thirrje të bëjnë një lutje për të që të shkojë çdo gjë mirë.