Showbiz

Pas vetëm nëntë muajsh, ndahen Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë ndarë rrugët dhe kanë vendosur të jenë thjesht miq, sipas burimeve të Daily Mail.

Kim, 41 vjeç dhe Pete, 28, e bën lidhjen e tyre publike nëntë muaj më parë, kur modelja bëri debutimin si prezantuese në Saturday Night Live.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk zgjati shkaku i kohës dhe distancës në të cilën gjendet çifti.

Davidson ka kaluar muaj për një xhirim filmi në Australi.

Për Kimin vjen një tjetër ndarje, pas martesës shumëvjeçare që pati me Kanye Westi, burri i saj i tretë zyrtarisht.