Showbiz

Kylie Jenner i kundërpërgjigjet një personi që e akuzoi publikisht

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli televiziv, Kylie Jenner, ka reaguar pasi u akuzua për anashkalimin e protokolleve të duhura sanitare, ndërsa ishte në Milano të Italisë, duke testuar produkte për linjën e saj të bukurisë, “Kylie Cosmetics”.

Kevin James Bennett, një krijues kozmetik, e shfrytëzoi Instagramin të enjten (4 gusht), për ta kritikuar publikisht Jennerin për mosrespektimin protokolleve të higjienës dhe sigurisë. Kjo pasi, Jenner, i kishte postuar në rrjete sociale disa pamje ku shihet e veshur me mantel të bardhë, pa dorëza dhe rrjetë për flokë, teksa i përzien disa produkte të makijazhit, raporton portali “Fox News”.