Gruaja e këngëtarit Ne-Yo, Crystal Renay, ka bërë kërkesë për divorc pas gjashtë vitesh martesë, vetëm disa ditë pasi e akuzoi atë për tradhti me shumë gra të ndryshme.
Në dokumentet e gjykatës, të siguruara nga TMZ-ja, 36-vjeçarja me origjinë nga Kalifornia, e cila u takua për herë të parë me bashkëshortin e saj gjatë xhirimeve për videoklipin e këngës së tij “Non-Fiction”, pretendoi se ai "së fundmi lindi një fëmijë me një grua tjetër".
Që nga data e ndarjes së tyre, duke përmendur datën 22 korrik 2022, ajo deklaroi se është kujdesur për tre fëmijët e tyre dhe po kërkon kujdestarinë fizike parësore të fëmijëve dhe kujdestarinë e përbashkët ligjore.
Për më tepër, Renay po kërkon mbështetje dhe alimentacion për fëmijët.
Të shtunën, Renay e akuzoi yllin për tradhti të vazhdueshme gjatë periudhës së lidhjes së tyre tetëvjeçare, në një postim në Instagram.
Modelja e kritikoi këngëtarin për 'tetë vjet gënjeshtra dhe mashtrim' dhe pretendoi se ai e kishte tradhtuar dhe se ajo ka fituar vetëm 'vite të humbura dhe dhimbje zemre' nga bashkimi i tyre.
Një ditë më vonë, Ne-Yo shkroi në Twitter për të thënë se nuk ishte i interesuar të fliste publikisht për ndarjen.
“Për hir të fëmijëve tanë, unë dhe familja ime do të punojmë me sfidat tona pas dyerve të mbyllura. Çështjet personale nuk kanë për qëllim të trajtohen dhe të analizohen në forume publike”, ka shkruar ai.