Showbiz

Nicki Minaj i mohon thashethemet se ia ka borxh shtetit 173 milionë dollarë

Foto: AP/Associated Press
 

Nicki Minaj e shfrytëzoi rrjetin social Instagram gjatë fundjavës, për t’i hedhur poshtë spekulimet që po qarkullojnë online se ajo i detyrohet shtetit 173 milionë dollarë për taksa të papaguara.

Në një videolidhje, rep artistja e famshme amerikane bëhej se gjoja po qanë, para se t’i fajësonte kryetitujt skandaloz të mediave për shpërndarjen e kësaj dezinformate.