Këngëtari Faton Isufi është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me pritjet që i janë bërë nga publik albumit të tij “Dua të pi”.
Në një intervistë në “Express Summer”, Isufi ka thënë se në mbrëmjet që këndon, publiku gjithmonë ia kërkon këngën “Dua të pi”.
“Jashtëzakonisht mirë është mirëprit. Kënga është dëgjuar shumë dhe po mirëpritet shumë. Nëpër mbrëmje ku këndoj, publiku gjithmonë ma kërkon këngën”, ka thënë Isufi.
Albumi “Dua të pi” gjendet në cd-shopa nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Më poshtë kënga kryesore e albumit.
Isufi gjithashtu lansoi edhe një album para dhjetë ditëve, të titulluar “Faton Isufi Live”. Ky album përmban tri këngë.
“E falënderoj ekipin tim që e kanë bërë të mundur që ky album të lansohet në një kohë kaq të shpejtë”, ka thënë ai, duke shtuar se kërkesat për ta pasur atë në mbrëmje muzikore janë të shumta “nëpër të gjitha trevat shqiptare”.