Showbiz

Dua Lipa e frikësuar se do të rrëzohej në sfilatën e Balenciagas, Kardashian dhe Kidman e mbështesin

Kim Kardashian dhe Nicole Kidman i thanë në mënyrë shumë miqësore Dua Lipës se nëse ajo rrëzohej në pasarelë të Balenciagas të mërkurën gjatë Javës së Modës në Paris, ato do ta mbanin.

Treshja u pa duke biseduar në prapaskenë përpara se të dilnin në pasarelë.

Në pamjet e publikuara në Instagram, dëgjohet këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, duke thënë se shpreson të mos rrëzohet gjatë shfaqjes. Aktorja Kidman e fytyra e njohur televizive, Kardashian, i thanë se do t’i qëndronin pranë për t’i ndihmuar.

“Vetëm një këmbë para tjetrës dhe shpresoj të mos bie”, tha 26-vjeçarja, derisa Kidman e premtoi se “do të vrapoj dhe do të të kapë”.

Kardashian u shpreh se edhe ajo do të rrëzohet në skenë, e Kidman shtoi se “do të biem të gjitha”, derisa Lipa nisi të qeshej.

Secili nga yjet morën vëmendje teksa dolën në pistën e mbushur me yje të Balenciagas në Javën e Modës së Lartë në Paris.

Aktorja amerikano-australiane Nicole mahniti me një fustan argjendi vezullues me një palë doreza të zeza.

Ndërkohë, Kim kishte veshur një fustan të zi të ngushtë me një dekolte për sfilatën, të cilin e kombinoi me doreza të zeza. Ndërsa, Dua kishte veshur një fustan të verdhë me një palë geta të zeza dhe taka me majë./tch