Showbiz

Njeriu më i pasur në botë – baba i nëntë fëmijëve

 

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, është bërë baba i dy fëmijëve në vitin 2021 me Shivon Zilis, top-zyrtare në kompaninë e tij të inteligjencës artificiale “Neuralink”, kanë treguar dokumente civile.

Musk tani është baba i nëntë fëmijëve, përfshirë pesë me bashkëshorten e parë, Justine Musk, dhe dy me këngëtaren Claire Boucher, të njohur si Grimes.