Jeremiah “Jerry” Harris, një nga yjet e serive të dokumentarit të Netflixit “Cheer”, është dënuar më 12 vjet burgim për akuzat për abuzim seksual me fëmijë, raportoi BBC të enjten.
Ai u deklarua fajtor për akuzat për pornografi me fëmijë dhe udhëtimit përreth vendit me qëllimin për marrëdhënie seksuale me një fëmijë.
Ai është dënuar edhe me tetë vjet mbikëqyrje pas lirimit nga burgu.
Harris pranoi se shkëmbeu fotografi me fëmijë të moshave 10-15 vjeç në tri shtete dhe se e dinte që ata ishin të mitur.
Seritë “Cheer” që fituan çmimin Emmy bën fjalë për skuadrën e tifozërisë të Kolegjit Navarro në Teksas.
Hetimi nisi pas ankesës së një nëne nga Teksasi, binjakët e së cilës u abuzuan nga Harrisi.
Djemtë, tani 16-vjeçarë, u paraqitën në seancën gjyqësore në Chicago.
Avokatët e Harrisit thanë se ai donte “të merrte përgjegjësi për veprimet e tij dhe publikisht të shprehte pendimin për dëmin që i ka shkaktuar viktimave”.